Përbërësit:
- 250 gr shpageta,
- 2 karrota,
- 1 preshë,
- 100 gr kaçkavall,
- 100 gr përshutë,
- 2 vezë,
- 3 decilitra krem qumështi,
- 2 copa djathë,
- 1 decilitër ajkë,
- 1 kungullesh,
- 0,5 decilitra vaj,
- erëza,
- kripë,
- Biber i zi.
Hapat
Shpageta zihen në ujë me kripë, kullohen dhe priten në copë të vogla.
Karrotat pastrohen dhe grihen trashë në rende, kaçkavalli grihet gjithashtu, ndërsa përshuta, kungullesha, preshi priten në shkopinj të hollë.
Në pak vaj kaurdisen karrotat, sa të zbuten e pastaj shtohet preshi dhe kungullesha ato kaurdisen pakëz.
Perimet e kaurdisura kullohen nga yndyra e tepërt, në enë të vecantë tunden vezët, qumështi, djathi, ajka.
Shtohen shpagetat, kungulleshat, përshuta, preshi, karrotat dhe kackavalli, shtohen erëza të përziera sipas shijës dhe të gjitha përzihen ngadalë.
Kallëpet për mafina lyhen me vaj dhe mbushen me masën e përgatitur, masa piqet derisa të skuqet në furrën e nxehtë në temperaturë 200 gradë celsius.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.