Perbersit:
1 kg miell
300 gr sheqer
300 gr margarinë
3 vezë
300 gr ujë
50 gr maje
1 kg tahin.
Pergatitja:
Derdhni në një enë miellin, majen, ujin, vezët, margarinën dhe përzieni glazurën.
Brumin e ngjeshëni dhe e lëni në pritje rreth 30 minuta, pas pritjës e hapni brumin në formë të katmerit.
Sheqer pluhurin dhe tahinin e derdhni në një enë të përbashkët, me këtë përzierje i lyeni katmerat e formuar.
Katmerat i rëndisni në tepsi dhe i lëni në pritje rreth 30 minuta, pas pritjës katmerat i lyeni me të kuqët e vezes.
Tepsinë me katmera i vëni në furrë për pjekje në temperaturë 150 gradë celsius për 20 minuta.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.