Përbërësit:
- 300 gr suxhuk shtëpie
- 200 gr përshutë
- 2 tranguj
- 2 speca
- 4 domate
- 1 kokë qepë
- 1 sallate jeshile
- 1 spec djegës
- 1 lugë sheqer
- 8 lugë uthull molle
- 5 lugë vaj vegjetal
- erëza.
Përgatitja:
Suxhukun, specin e djegëst, përshutën, domatet i premë në rrathë.
Trangujt e paqëruar priten përgjysmë për së gjati, sallatën e premë në shirita, ndërsa qepën e premë në rriska.
Në enë të veçantë bashkohen sheqeri, uthulla e mollës, vaji vegjetal dhe erëza e përziera sipas shijës.
Derdhet 1 decilitër ujë dhe përzihet mirë, në një enë i bashkojmë perimet e prera, suxhukun, përshuta, derdhet mbi to përzierja e përgatitur me uthull, vaj e erëza dhe të gjitha përzihen ngadalë.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.