Perbersit:
3 vezë
3 patate
200 gr majonez
200 gr ajke e thartë
100 gr kaçkavall
100 gr djath feta
200 gr proshutë pule ose bibe.
Pergatitja:
Patatet i ziejmë, grijmë në rende dhe u hedhim pak kripë.
2 vezët e qëruara dhe një të bardhë gjithashtu i grijmë në rende.
Kackavallin, djathin feta dhe proshutën e bibës gjithashtu i grijmë në rende. Njëkohësisht bëjmë bashkë majonezën dhe ajkën e thartë.
Pataten e grimcuar e përziejmë me 4 lugë të përzierjes me majonezë e ajkë. Gjysmën e kësaj mase e vendosim në fund të tavës me diametër prej 22 cm. Mbi patate hedhim gjysmën e kackavalit, më pas proshutës, djathit feta dhe vezëve.
Në fund sallatën e lyejmë me majonezën dhe ajkën e mbetur.
Të verdhën e mbetur të vezës e grijmë në rende dhe e hedhim mbi sallatën e përgatitur. Anash saj vendosim gjethe magdanozi ose borziloku, në mënyrë që sallata të marrë pamjen e lules së mimozës.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.