PËRBËRËSIT:
- 4 vezë,
- 2 portokaj,
- 200 gram arra,
- ½ lugë çaji sodë buke,
- 100 gram çokollatë gatimi,
- 200 ml ajkë qumështi.
PËRGATITJA:
Së pari, qërojini, grijini dhe hidhini portokajt në një enë të vogël. Ziejini për gjysmë ore derisa të zbuten. Shtojini në blender së bashku me vezët, arrat dhe sodën e bukës
Hidheni përzierjen në një formë keku dhe vendoseni në furrë. Piqeni në temperaturën 200 gradë Celcius për 20 minuta
Ndërkohë, shkrijeni çokollatën dhe ajkën e qumështit për disa minuta. Nxirreni kekun nga furra dhe hidheni përzierjen me çokollatë mbi të
Është gati për t’u shërbyer.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.