Akullore biskote e bere ne Shtepi

spot_imgspot_img

Perberesit per biskoten:

  • 250 gr miell,
  • 150 gr gjalp i bute,
  • 100 gr sheqer pluhur,
  • 25 gr kakao,
  • 1 veze,
  • 1 luge e vogel fryres embelsirash.

Perberesit per akulloren:

  • 400 gr pana per embelsira,
  • 200 gr qumesht i kondesuar,
  • vanilje,
  • 100 gr cokollate.

Pergatitja:

Per te bere kete recete nisim nga pergatitja e biskotes. Ne nje ene vendosni miellin, sheqerin pluhur, fryresin per embelsira dhe gjalpin e bute. I perziejme bashke me majat e gishtave derisa te formohen nje mase si rere.

Me pas shtojme kakaon e vezen dhe punojme me kujdes masen derisa te formohet brumi per biskotat. Kete te fundit e mbeshtjellim me qese kuzhine dhe e vendosim ne frigorifer per 1 ore. Keshtu gjalpi do te ngurtesohet pak dhe na e ben me te thjeshte hapjen e brumit.

Pas kesaj kohe hapni brumin me trashesi rreth 5 mm dhe formoni dy rrathe te medhenj. Une rradhet i bera ne madhesine e tepsise me hapje anash qe perdora me pas per formimin e akullores. Madhesia eshte 20 cm, pra kujtoni qe duhen te kene madhesine e enes qe do te perdorni per akullloren.

Shponi pak siperfaqen e biskotave dhe vendosini te piqen ne temperaturen 190 grade per rreth 15 minuta. Pas pjekjes hiqini nga furra dhe lerini te ftohen plotesisht.

Nderkohe pergatisim masen e akullores. Rrihni panen per embelsira me ndihmen e nje rrahese elektrike derisa te marre nje konsistence te forte e te palevizshme.

Ne vazhdim shtoni qumeshtin e kondesuar dhe perzijeni mire me panen me levizje nga lart poshte. Kete mase ndajeni ne dy ene ne menyre te barabarte.

Tek njera gjysme shtoni vanilje, ndersa ne gjysmen tjeter cokollaten e shkrire ne mikrovale per disa sekonda apo ne banjo maria. Gjithsesi ju ne kete moment mund te formoni shijet tuaja te preferuara si psh. karamel, luleshtrydhe, fistike, lajthi etj.

Tani mund te formojme akulloren tone. Une perdora nje tepsi me hapje anash, keshtu ne fund eshte me e thjeshte per ta hequr akulloren, por ne rast se nuk ju gjendet, atehere perdorni nje tepsi normale te mbulur me leter pjekje ose qese kuzhine. Por sipas deshires mund te formoni dhe versione te vogla te akullores.

Vendosni ne fund njerin rreth te biskotes dhe shtojini siper ne dy pjese te ndara masen e akullores me vanilje e cokollate. Ne fund vendosni rrethin tjeter te biskotes dhe ngjesheni lehte me pjesen tjeter.

Me pas vendoseni te pushoje te frigorifer per te pakten 6 ore, ose me mire akoma nje nate te tere.

Perpara se ta servirni lereni te pushoje jashte frigoriferit per rreth 15 minuta. Bejeni gjithmone, keshtu biskotat zbuten pak, perndryshe do te jete shume e veshtire prerja.


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu