Perbersit:
2 gota miell
100 gr gjalpë
100 gr vaj vegjetal
1 gotë arra
PËR SHERBET
1 gotë sheqer
1 gotë ujë.
Pergatitja:
Sheqerin dhe ujin e vendosim në një tenxhere për vlim, pas vluarjës e largojmë e lëmë të ftohet.
Gjalpin e shkrimë në një tenxhere pastaj ia shtojmë vajin vegjetal.
Pas saj ia shtojmë miellin dhe e përziejmë glazurën pa ndalur rreth 20 minuta, derisa fillon ti ndrojë ngjyra.
Pas fërgimit të mjaftueshëm ia derdhim sherbetin e ftohur, e përziejmë mirë me lugë hallvën dhe ia shtojmë arrat.
E lëmë rreth 3-4 minuta në pritje hallvën pastaj e vendosim në kallëpa ose më lugë ia japim formën.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.