Perbersit:
1.2 l qumësht
250 gr sheqer
30 gr zhelatine
700 ml ajkë e embel(hoplla per embelsira)
200 gr vafers me shije lajthie
200 gr sheqer.
Pergatitja:
Zhelatinen e leme ne 100 ml uje te ftohet te fryhet.
Ne nderkohe vlojme qumeshtin me 250 gr sheqer.
Pasi qumeshti vlon,marim 4-5 luge nga qumeshti i nxehte dhe shtojme tek zhelatina tashme e fryre,perzijme dhe kthejme zhelatinen tek qumeshti tashme i larguar nga zjarri.
Masen me qumeshtin dhe zhelatinen e leme te ftohet ne temp dhome dhe me pas e vendosim ne frigorifer per ftohje me te shpejte.
Vecmas perzijme ajken e embel derisa te behet shkume e forte.
Perzijme ajken e tundur dhe qumeshtin tashme te ftohur teresisht me zhelatine.
Sheqerin 200 gr e karamelizojme,largojma nga zjarri dhe bluajme ne blender,pastaj ne blender bluajme edhe vafersat(napolitankat).
Ne nje ene te thelle te mbuluar me plastfolie qesim nga masa e bluar me sheqerin dhe vafersat(masa me vafersat eshte e shkrifet por do te formesohet nga lageshtia e kremit),pastaj nje shtrese me kremin.
Pastaj prap nje shtrese vafersa nga blenderi dhe prap kremi dhe keshtu tri shtresa.
Pas ftohjes enen e kthejm permbys dhe largojme plastfolien.
Kete embelsire mund edhe te mos e dekoroni fare se eshte shume e shijshme por eshte ne vullnetin tuaj do te beni dekor extra ose jo.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.