ADVERTISEMENT
Perbersit:
225 gr gjalpë
200 gr sheqer
1 vezë
1 lugë gjelle aromë vanilje
340 gr miell
2 lugë të mesme pluhur pjekurinash.
Pergatitja:
Ndizni furrën në 190 C.
Në një enë të madhe përzini gjalpën dhe sheqerin mirë, deri sa të shtohet në masë dhe të zbardhet. Shtoni vezën dhe vaniljen. Përzini miellin gradualisht. Merrni nga një lugë nga masa dhe vendoseni në një enë për pjekje të mbuluar me letër për pjekje.
Piqni për 8-10 minuta në furrën e parangrohur. Lëmë në enë për 2 minuta dhe hastaj zhvendosim në një enë per t’u ftohur.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.