Perbersit:
1 kg shpatulla ose kofshë pule
300 gr patate
250 gr kërpudha shampinjon
200 ml lëng pule
1 qepë
3 thelpinj hudhre
lëvorja e një limoni
kripë dhe piper i zi.
Pergatitja:
Mishin e pastruar të pulës e kriposim dhe e piperosim. Sipër i hedhim edhe lëvoren e grirë në rende të një limoni. E vëmë mënjanë.
Patatet dhe qepën i prejmë në copa të mëdha.
Kërpudhat i ndajmë secilën në katër pjesë, ndërsa hudhrën e presim në shirita.
Mishin e pulës e kalojmë në miell dhe e fërgojmë derisa të skuqet.
Pastaj perimet i rendisim në tavë dhe sipër tyre hedhim mishin e pjekur të pulës. Shtojmë edhe supën e pulës dhe tavën e e mbuluar me folje alumini e vëmë të piqet në furrën e parangrohur në 200 gradë për 40 minuta.
Pastaj largojmë foljen e aluminit dhe e vazhdojmë pjekjen për edhe 15 minuta të tjera.
Ju befte mir!
© 2023, Emathja. All rights reserved.