Perbersit:
- 180 gr biskota
- 100 gr gjalpë
Për kremin e kokosit:
- 400 gr krem djath
- 100 ml ajkë e ëmbël
- 250 ml qumësht
- 100 gr kokos
- 100 gr sheqer pluhur
- 50 gr kokos
- 2 sheqer vanilje
- 10 gr pluhur xhelatine.
Përgatitja:
Xhelatinën e tresim me pak ujë.
100 gr kokos ia shtojmë 250 ml qumësht dhe i lëmë të pushojnë bashkë për disa minuta.
Krem djathin e miksojmë me ajkën, sheqerin, sheqer vaniljen dhe 50 gr kokos. Kësaj mase ia shtojmë masën me qumësht e kokos dhe në fund xhelatinën e tretur.
Biskotat i thërmojmë, shtojmë gjalpën e zbutur. I përziejmë mirë të gjitha duke formuar një bazë për ëmbëlsirën.
Pastaj sipër bazës hedhim masën me kokos dhe ëmbëlsirën e lëmë të ftohet mirë.
E dekorojmë sipas dëshirës.
Ju bëftë mirë.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.
ADVERTISEMENT