Përbërësit:
1 gotë miell, gjysëm gotë sheqer i kaftë, gjysëm gote kokos, 250gr gjalpë, 50gr vaj, 800gr qumësht i kondensuar, gjysëm gote mjalte, 150gr qokollate qumeshti.
Përgatitja:
Në një enë sitim miellin, shtojmë sheqerin, kokosin dhe gjysmen e gjalpit. Masen e përziejmë mirë pastaj e vendosim në një tepsi, dhe e pjekim në furrë për 20 minuta në temperaturë 180gradë.
Qumështin e kondensuar e nxejmë në një tenxhere, shtojmë mjaltin dhe gjalpin e mbetur. Masen e ziejmë për 12 minuta, pastaj e largojmë nga zjarri.
Masen e përgaditur e vendosim sipër mases që kemi në tepsi. Pastaj e vendosim në frigorifer dhe e lëm të qëndrojë për 3 orë.
Qokollaten e shkrijmë së bashku me vajin, pastaj e vendosim sipër tortes së ngrirë.
Prap e kthejmë në frigorifer dhe e lëm të qëndrojë për 1 orë.
Masen e përgaditur e prejmë në katrorë njëjtë si në foto.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.