Përbërësit:
6 vezë, 330gr sheqer pluhur, 225gr miell, 1 pluhur paste(pecive), 185gr gjalpë e shkrirë, lëkurë dhe lëngu i një portokalli.
Shurupi:
180ml lëng portokalli, 2 lugë ujë, 2 lugë sheqer.
Krem çokollata:
200gr çokollatë e zezë, 1 lugë nescafe, 60gr ajkë (hoplla, megglee apo schmand).
Përgatitja:
Fillimisht nxejmë furren në 180 gradë.
Taven e marin 23cm.
Vezët i ndajmë, të verdhat e vezëve i rrahim me mikser derisa të bëhet masa kremoze, pastaj shtojmë miellin dhe peciven, masen vazhdojmë ta përziejmë, në ndërkohë gjalpin, lëngun e portokallit dhe lëvoren e e portokallit të grirë në rende.
Në një enë tjetër rrahim të bardhat e vezëve derisa të fitojmë masë kremoze nga to, pasatj këtë masë e shtojmë tek ena tjetër, të dyja masat i përziejmë mirë me anë të luges.
Masen e përgaditur e shtojmë në tavë, dhe e pjekim për 50 minuta.
Në ndërkohë përgadisim sirupin, në një enë vendosim lëngun e portokallit, ujin dhe sheqerin, masen e ziejmë derisa sheqeri të shkrihet.
Sirupin e përgaditur ia shtojmë sipër petës (peta duhet të jetë mesatarisht e nxehtë).
Në fundë përgadisim krem qokollaten, qokollaten e shkrijmë në një enë me avull, ia shtojmë kafen, masen e lëm të ftohet pak pastaj e bëjmë bashkë me ajken.
Kremin e përgaditur e shtojmë sipër tortes.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.