Përbërësit:
500gr biskota të bluara, 200gr arra të bluara, 200gr gjalp, 200gr sheqer, 150gr cokollatë, 100ml qumësht, 1 lugë gjelle vaj, 1 lugë gjelle qumësht, 1 ekstrakt vanilje.
Përgatitja:
Në një enë, të cilën e vendosim mbi zjarr në temperaturë mesatare, hedhim sheqerin, qumështin dhe shkrijmë sheqerin me qumësht.
Pasi të shkrihet sheqeri, hedhim gjalpin, dhe e zvogëlojmë temperaturën derisa të shkrihet gjalpi.
Pastaj në një enë tjetër e shkrijmë cokollatën me avull, 50gr, ndërsa 100gr i lëmë për pjesën tjetër.
Ndërkohë në enën me sheqer, qumësht dhe gjalp, i shtojmë edhe arrat e bluara dhe gjysmën e biskotave të bluara. I shtojmë dhe një lugë ekstrakt vanilje. Dhe pastaj shtojmë edhe pjesën e mbetur të biskotave.
Cokollatën e shkrirë në enën tjetër, e përziejm me gjysmën e masës që kemi përgatitur.
Pastaj shkrijmë edhe 100gr cokollatë që na kanë mbetur, dhe i shtojmë një lugë vaj, dhe qumështin.
Në një tepsi, vendosim folije të tejdukshme, dhe masën që nuk ka cokollatë e hedhim sëpari. Pastaj masën e përzier me cokollatë e hedhim sipër saj.
Në fund i hedhim sipër edhe cokollatën e shkrirë me vaj dhe qumësht.
E vendosim në frigorifer për gjysmë ore.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.