Përbërësit:
- 4 vezë,
- 200 gr sheqer,
- 250 gr gjalp,
- 200 gr miell,
- 100 gr niseshte,
- 100 gr çokollatë e zezë e grirë,
- 6-7 lugë kakao e hidhur,
- 1 pluhur fryrës,
- 2 lugë qumësht,
- esencë vaniljeje.
Për zemrën me arrë kokosi duhen:
- 100 gr arrë kokosi e grirë,
- 2-3 lugë pana,
- 100 gr sheqer
- 1 lugë niseshte
- 1 e bardhë veze
Përgatitja:
Rrahim gjalpin e butë me sheqer dhe esencën e vaniljes. Shtojmë vezët një nga një duke vazhduar rrahjen. Shtojme miellin, kakaon, çokollatën e grirë, qumështin, niseshtenë dhe pluhrin fryrës dhe realizojmë një brum homogjen.
Në një enë tjetër rrahim të bardhën e vezës derisa të jetë e qëndrueshme. Shtojmë sheqerin, arrën e kokosit, panën dhe niseshtenë dhe e përziejmë me delikatesë.
Në një tavë të lyer me gjalp dhe të spërkatur me miell, hedhim gjysmën e brumit me çokollatë dhe në mes brumin me arrë kokosi.
Sipër hedhim pjesën tjetër të brumit me çokollatë dhe e pjekim në 170°- 180° për rreth 60 minuta. Sipas dëshirës mund ta spërkasim me sheqer pluhur.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.