Përbërësit:
4 vezë,
12 lugë sheqer,
10 lugë miell,
2 lugë kakao,
1 qese pluhur për fryrje,
½ qumësht,
200 ml shtalpë,
125 gr margarinë,
200 ml ujë
100 gr çokollatë e zezë.
Përgatitja:
Fillimisht i rrahim vezët dhe sheqerin me mikser, për 5 minuta. Më pas i shtojmë me lugë miellin, kakaon dhe pluhurin për fryrje (të cilat i kemi përzier bashkë ). Masa e formuar kthehet në tepsinë në të cilën kemi shtruar letër dhe piqet në temperaturë 200 gradë. Në një enë të thellë rrahim me mikser ½ e qumështit, shtalpën dhe margarinën.
Ndërsa 100 gr çokollatë të zezë dhe 200 ml ujë i lëmë derisa të shkrihen. Në fund mbi petën e pjekur hedhim margarinë dhe mbi të çokollatën e shkrirë. Torta ftohet në frigorifer dhe pritet në kube të vegjël. / Emathja.com
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.