Përbërësit për koren:
7 vezë
150 gr sheqer
70 gr qokollate, apo 60 gr kakao
150 gr arra
50 gr thërrime buke
Përbërësit për kremin:
150 gr gjalpë
150 gr sheqer
1 vezë
1 sheqer vanilje
70 gr qokollate e gërryer
50 ml kafe e zezë, shumë e fortë
Që të hidhet përsipër:
60 gr arra të bluara
Përgatitja:
Të kuqtë e vezëve dhe sheqerin duhet t’i përzieni derisa të formohet shkuma (derisa masa ta dyfishojë vëllimin).
Pastaj shtoni qokollatën e zbutur, arrat e bluara, thërrimet e njomura të bukës, si dhe të bardhët e vezëve, që e keni tundur dhe është bërë si borë.
Këtë masë e piqni ngadalë në temperaturë 185 gradë Celcius për rreth 40 minuta. Ftoheni koren dhe prejeni përgjysmë.
Për kremin, përziejeni derisa të shkumojë gjalpin dhe sheqerin, shtojeni qokollatën e zbutur, sheqerin e vaniljes, vezët dhe kafën.
Koret e tortës lyeni me nje pjesë të kremit, kurse tërë tortën me pjesën tjetër të kremit.
Servimi:
Tortës hedhni përmbi arra të bluara dhe stoliseni me qokollatë të shkrirë. Të servohet e ftohtë.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.