Përbërësit për brumin:
6 vezë,
6 lugë miell,
6 lugë sheqer pluhur,
1 pakete pluhur për pjekje,
2 lugë kakao.
Për kremin:
2 paketa margarinë,
2 filxhanë ajkë të ëmbël,
2 lugë sheqer pluhur,
1 lugë kakao.
Përgatitja :
Të kuqtë e vezëve i përzieni me sheqer, e shtoni miellin, pluhurin për pjekje, të bardhët e tundur të vezëve dhe qitni këtë masë në tepsinë e mbështjellë me letër për pjekje. Koren duhet ta piqni 15 minuta në 180 ºC, ta leni të ftohet, e më pas e ndani në dy pjesë. Margarinën e tundni duke e përzier me sheqer dhe kakao. Ajkën e ëmbël e tundni në një enë të veÇantë, e në fund e përzieni me përzierjen e margarinës. Në tepsi së pari e qitni koren e parë, e lagni atë me kafe, pastaj e qitni gjysmën e kremit. Tërë këtë procedurë e përsëritni, e në fund tortës i hidhni kakao përmbi dhe e lini që të ftohet.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.