Përbërësit:
70 gr miell
50 gr kakao pluhur
150 gr sheqer
130 gr gjalpë
500 ml qumësht
4 vezë
1 lugë gjelle ujë të ftohtë
1 lugë kafeje lëng limoni
pak kripë
Përgatitja:
Si fillim shkrijmë gjalpin dhe e lemë të ftohet.
Ndërkohë marrim vezët (të cilat duhet të jenë në temperaturë ambienti), dhe ndajmë veç të verdhat nga të bardhat.
Të verdhat e vezëve i hedhim në një enë së bashku me sheqerin.
Fillojmë ti rrahim fort me frusta elektrike përreth 10 minuta, derisa të arrijmë një masë si shkumë.
Duke vazhduar ti rrahim, shtojmë një lugë ujë të ftohtë.
I trazojmë mirë dhe shtojmë pak kripë dhe gjalpin e shkrirë tashmë të ftohur. I përziejmë për disa minuta.
Ndërkohë bashkojmë miellin me kakaon pluhur dhe e sitim. Shtojmë përbërjen në masën e përgatitur me vezë.
Vazhdojmë ta trazojmë mirë që të mos krijohen kokrriza nga mielli.
Ngrohim qumështin dhe e shtojmë shumë ngadalë në masën e përgatitur. I trazojmë mirë derisa të përzihen mirë të gjithë përbërësit dhe të mos ketë kokrriza. Të bardhat e vezëve që i kemi hedhur në një enë qelqi, fillojmë ti rrahim me rrahësin elektrik. Shtojmë në të edhe pak lëng limoni dhe vazhdojmë ti rrahim derisa të bëhen si shkumë e bardhë.
Bashkojmë të bardhat e vezëve me masën e përgatitur më parë. Duhet të kemi shumë kujdes kur ti trazojmë. Duhet ti përziejmë nga poshtë lart, me ngadalë. Do të kemi një përbërje të lëngshme.
Marrim një tavë katrore me përmasa 20x20cm dhe e mbulojmë me letër furri. Hedhim në të masën e përgatitur.
Vendosim tavën ne furrë të nxehtë 150C përreth 80 minuta, derisa sipërfaqja e tortës të marrë një ngjyrë të bukur të artë.
Pasi është pjekur, lemë të ftohet torta dhe më pas e fusim në frigorifer. E lemë përreth 2 orë në të e më pas e nxjerrim nga frigoriferi. E heqim me kujdes nga tava dhe e presim në katrorë ose rombe të vegjël.
Vendosim në pjata dhe e servirim.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.