Përbërësit:
- 3 vezë
- 200 gr sheqer
- 250 gr grizë
- 100 gr miell
- 200 ml qumësht
- 200 ml vaj
- 150 gr molla të grira në rende
- 250 gr arra të coptuara
- 1 sheqer vanile
- 1 pluhur për pjekurina
- 1 lugë çaji cimet
Përbërësit për shërbetin:
- 150 gr sheqer
- 200 ml qumësht
- Nevoiten edhe 300 gr shllag dhe 300 ml ujë të gazuar.
Përgatitja:
Përziejmë vezët me sheqer, pastaj shtojmë vajin, miellin, grizën, pluhurin për pjekurina, vanil sheqerin, cimetin, arrat dhe në fund mollat. E qesim në tepsi të lyer me yndyrë dhe e pjekim në temperaturë 180*C.
Deri sa të piqet ëmbëlsira përgatisim sherbetin. Ziejmë qumështin me sheqer 2 minuta dhe ia qesim ashtu të nxehtë ëmbëlsirës së nxehtë.
Kur të ftohet ëmbëlsira ia qesim përmbi shllagun e përgatitur me ujë të gazuar.
Dekorojmë me thelpinjë arre. / Emathja.com
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.