Përbërësit për pandispanjën:
4 vezë
4 lugë sheqer
4 lugë miell
1 pluhur për pjekurina
1 vanil sheqer
Përbërësit për kremin 1:
250 gr margarin
200 gr sheqer pluhur
100 gr arra të bluara
200 gr keksa të bluar
2.5 dl coca-cola
Përbërësit për kremin e 2:
250 ml ajkë e ëmbël
2 kese vanil sheqer
Përgatitja e pandispanjës:
Fillimisht rrahim të bardhat e vezëve me sheqer,i shtojmë të verdhat e vezëve dhe përziejmë edhe pak me mikser.
Shtojmë miellin dhe pluhurin për pjekurina.
Brumin e qesim në tepsi të lyer me yndyrë dhe të përmillur.Piqet në temperaturë 220*C rreth 20 minuta.
Përgatitja e fillit:
Rrahim margarinën me sheqer pastaj i shtojmë arrat dhe keksat e bluar.Përziejmë mirë pastaj shtojmë 2.5dl coca-cola.I përziejmë dhe i qesim mbi pandispanjë.
Përmbi ia qesim shllagun e përgatitur nga 250 ml ajkë.Zbukurojme me lajthi dhe çokoladë./ Emathja.com
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.