Përbërësit:
300 gr. keksa të bluar,
180-200 gr. sheqer,
200 gr. margarin,
200 gr. miell kokosi,
150 gr. çokollatë,
100 ml. qumësht.
Për lyerje:
Çokollatë të shkrirë ose miell kokosi (sasia sipas dëshirës).
Përgatitja:
Së pari në tenxhere qesim qumështin,margarinin,çokollatën dhe sheqerin i lëjm në temperaturë mesatare. Kur masa të jetë shkrirë plotësisht e largojm nga zjarri dhe e lëjm të ftohet pak. Në një enë të thellë qesim keksat e bluar dhe miell kokosin pastaj ja shtojm masën e lëngshme dhe përziejm deri sa masa të bëhet homogjene. Fillojm i formojm toptha me madhësi sipas dëshirës. Krejt në fund i lyejm me çokollatë të shkrirë ose me miell kokosi.I vendosim në frigorifer dhe i shërbejm mbas 4 ore.
Ju bëftë mirë.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.