Përbërësit për brumin:
- 200gr margarinë,
- 4 vezë,
- 4 lugë kakao,
- 4 lugë qumësht,
- 200gr sheqer,
- 200gr miell,
- 1 pako pluhur paste(pecive).
Për kremin e bardhë:
- 500ml qumësht,
- 6 lugë grizë,
- 200gr margarinë,
- 1 gotë uji sheqer,
- 2 pako të vogla kokos.
Për kremin me çokollatë:
- 100gr çokollatë të zezë,
- 2 lugë vaj kokosi të trashë,
- 2 lugë qumësht kokosi,
- 1 lugë vaj kokosi të shkrirë,
- pak kripë.
Përgatitja:
Fillimisht shkrijmë pak margarinën.
Pastaj marim një enë dhe vendosim të gjithë përbërsit një nga një, i miksojmë me mikser ose me tel per torta.
Brumin e përgaditur e vendosim në tavë, dhe pjekim për 15 minuta në temperaturë 180 gradë.
Ziejmë qumështin, pastaj vendosim margarinën në të bashkë me sheqerin, pasi përbërsit të vlojnë, vendosim grizën dhe kokosin.
Kremin e përgaditur e vendosim sipër petës së pjekur.
Kekun e përgaditur e vendosim në frigorifer për 30 minuta.
Në ndërkohë derisa kemi torten në frigorifer përgaditim krem qokollaten.
Shkrijmë qokollatën e zezë, pastaj vendosim vaj kokosin e trashë dhe 1 lugë vaj kokosi të shkrirë, shtojmë pak krypë, përbërsit i përziejmë me lugë dhe i vendosim sipër tortës, të cilën më parë e kemi vendosur në frigorifer.
Vërejtje: Nëse ju mungon vaji i kokosit, atehere krejt qka mund të bëni është vetëm të shkrini qokollaten së bashku me 2 lugë gjelle margarinë, dhe t’i shtoni një lugë kokos.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.