Perbersit:
500 gr miell
20 gr tharm buke
50 gr arra
2 lugë gjelle vaj ulliri
2 lugë të mesme kripë
300 ml ujë të vakët.
Pergatitja:
Miellin e vendos në një enë të thellë. Tharmin e bukës e përzien me 300 ml ujë të vakët.
Arrat i ndan me duar në copa të vogla. Pastaj tharmin e bukës, arrat, vajin e kripën i shton në miell dhe nis e bën brumin.
Brumi lihet të fermentohet për dy orë në vend të ngrohtë.
Pas fermentimit, brumi ngjishet mirë me pak miell dhe ndahet në dy pjesë, të cilat zgjaten me duar.
Bukët vendosen në tavën e lyer me pak vaj dhe mbulohen me një pecetë të lagur lehtë. Pushojnë edhe 30 minuta.
Bukët piqen në furrën e parangrohur në 200 gradë për 20 minuta.
Këto bukë mund të bëhen edhe me ullinj ose domate të thara.
Ju bëfshin mirë.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.