Perbersit:
500 gr miell
10 gr tharm buke
1/2 lugë gjelle kripë
pak sheqer
1 lugë gjelle vaj
ujë të vakët
Për lyerje:
200 gr djath feta
3 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle rigon
Plus:
1 të kuq i vesë
3-4 lugë gjelle fara sezami.
Pergatitja:
Me përbërësit e lartcekur formoni brumin njësoj si për pica. Mbulojeni me një qese dhe lëreni të pushojë në vend të ngrohtë për 35-45 minuta.
Djathin troshiteni.
Pastaj brumin punojeni në sipërfaqen e përmillur. Tëhollojeni në një petë të rrumbullakët, jo shumë të hollë.
Petën lyejeni me vaj ulliri, sipër saj shtoni rigon dhe në fund djathin feta.
Më pas një qoshe të petës formoni një gropë dhe me brumin tërhiqeni me gisht nga mesi i petës. Pastaj me të dy duart mbështilleni petën duke formuar një role të gjatë.
Pasi të keni formuar rolenë, shtypeni lehtas me duar duke e zgjeruar pak.
Një tepsi qeramike lyejeni me vaj. Në të shtrijeni petën e bukës së mbështjellur e mblidheni në formë kërmilli, por kujdesuni që të dyja qoshet të mos bashkohen.
Bukën e përgatitur kështu lëreni të pushojë edhe gjysmë ore në vend të ngrohtë.
Gjatë kësaj kohe ngroheni furrën në 200 gradë.
Para futjes në furrë, buka lyhet mirë me përzierjen e një të kuqi të vesë dhe farave të sezamit.
Piqet për 35 minuta.
Ju bëftë mirë.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.