Përbërësit:
- 1 kg miell
- 0.5 lt ujë
- 1 lugë gjelle kripë
- 1 lugë gjelle sheqer
- 1 lugë gjelle tharme buke.
Përgatitja:
Tharmin, sheqerin, pak kripë dhe dy lugë miell i perzijmë në një gotë me ujë të vakët dhe e lëmë në vend të ngrohtë qe të vije.
Pastaj e përzijmë me ujë, kripë dhe miell dhe ashtu e zëmë brumin e bukës të cilin e lëmë të mbuluar me pecetë kuzhine afër një orë.
Brumin e ardhur e ngjeshim me miell dhe e shtrijmë në tepsi ose e ndajmë në 7-8 kulecë të cilët i ngjeshim një nga një dhe i reshtojmë në tepsi të lyer me yndyrë.
Kulectë e bukës piqen afër 50 min në 200C.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.
ADVERTISEMENT