Perbersit:
3 vezë
1,5 gota sheqer
1 gotë jogurt
1 gotë vaj vegjetal
2 gota miell
3 luge kakao
2 vanilje
1 Pluhur pjekje
çokollatë copëza
lajthia.
Pergatitja:
Vezët dhe sheqerin e derdhni në një enë dhe e përzieni, jogurtin, vajin, kakaon ia shtoni dhe e vazhdoni përzierjën.
Së fundmi ia shtoni miellin, pluhur pjekjën, vaniljën dhe lëvorën e portokallit, e përzieni glazurën rreth 5-7 minuta.
Gjysmën e glazurës e derdhni nëpër kallëpa ( gota letre) përmbi ia hedhni lajthitë dhe çokollatat e copëtar.
Cupcake i vëmë në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë celsius për 20-25 minuta.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.