ADVERTISEMENT
Përbërësit:
260gr miell, 125gr gjalpë, 125gr sheqer, 2 lemona, 1 vezë, për dekor sheqer pluhur.
Përgatitja:
Fillimisht lemonave ua grijmë lëkuren në rende.
Pastaj rrahim gjalpin me mikser derisa të krijohet krem nga ai, shtojmë vezën, miellin dhe lëkuren e lemonva. Masen e përziejmë pa ndërprerë derisa të krijojmë brum nga ajo.
Brumin e përgaditur, e shtrijmë në tavolinë dhe me anë të gotes së ujit, fillojmë të prejmë forma rrumbullake, kështu krijojmë biskotat.
Biskotat i rendisim në tavë, pastaj i pjekim për 20 minuta në temperaturë 180 gradë.
Pasi t’i largojmë nga furra, sipër shtojmë sheqer pluhurin.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.