Përbërësit:
4 vezë, 18 lugë sheqer, 18 lugë qumësht, 18 lugë vaj, 15 lugë miell, 3 lugë kakao, 1 pluhur për pjekje.
Për kremin vanilje:
400ml qumësht, 1 puding vanilje, 4 lugë sheqer, 1 qese Krem pana (shllag), 100gr çokollatë.
Përgatitja:
Perzihen vezet me sheqerin derisa te shkrihet sheqeri.
Shtohet qumeshti, vaji dhe me pas mielli i perzier me pluhurin per pjekje dhe kakao.
Nga kjo mase pjekim dy pete ne kallep me madhesi 20×30, te leyr dhe te mbuluar me leter per pjekje.
Per kremi ndajme 100 ml qumesht te ftohet ne te cilin do te perziejme pluhurin e pudinges dhe sheqerin,kurse pjesen tjeter te qumeshtit e veme te vloje.
Pasi qumeshti vlon, perziejme me pluhurine tretur dhe perziejme derisa te trashet pudinga.
Pudingen e largojme nga zjarri te ftohet pak.
Ne nderkohe tundim krem panen me qumesht sipas udhezimimit ne qeske dhe ndajme nje luge nga krem pana.
Krem panen e tundur ne shkume te forte e perziejme me pudingen gati krejtesisht te ftohet (paraprakisht ndajm nje luge nga krem pana per dekor).
Pataj ne kallepin ku jane pjekur petet e pendispanjes(mundet te piqet vetem nje pete dhe te ndahet pergjysem ne forme horizontale).
Qesim njeren pete,krejt kremin e pudinges te perzier me krem panen dhe peten e dyte.
Persiper qesim cokollate te shkrire me 2 luge vaj dhe shtrijme ne krejt siperfaqen e tortes.
Derisa eshte akoma e shkrire cokollata qesim nje luge krem pana ta ndare dhe me rremojce bejem vijeza per dekor.
Embelsira lihet tef tohet per 2-3 ore ne frigorifer,pastaj largohen skajet nga pjeset anesore te kallepit dhe pritet ne katrorka sipas deshires.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.