Përbërësit:
5lt qumësht, 5 pudinga vanilje, 400gr sheqer, 375gr margarinë, 300gr biskota, 800gr banane.
Përgatitja:
Nga qumeshti ndajme 300 ml ne te cilin do te tretim pluhurin e pudingave.
Sasine tjeter te qumeshtit e veme te vloj me sheqerin.
Pasi vlon qumeshti,shtojme pudingat e tretura dhe perziejme derisa kremi te trashet.
Largojme nga zjarri dhe leme te ftohet pak.
Shtojme dhe margarine dhe perziejme derisa te shkrihet margarina.
Biskotat i thyejm ne copeza te vogla dhe i shtojme ne enen me pudingen e zier dhe pak te fttohur. Perziejme derisa te bashkohen mire perbersit.
Ne nje ene te thelle qesim 1/3 e fillit me biskota dhe pudinge,pastaj qesim nje shtrese me bananet e grira ne rrathe me te trashe derisa te mbulohet siperfaqja.
Mbi banane qesim nje sasi kremi derisa te mbulohen bananet dhe prap nje shtrese me banana.
Embelsiren e perfundojme me kremin e mbetur dhe dekorojme sipas deshires.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.