Perbersit:
10-12 biskota pa yndyrë
3-4 lgj liker
250 ml qumësht
½ pako puding vanilje
200 ml pana ëmbëlsire
1 lç sheqer vanilje
Sheqer sipas dëshirës
300 gr luleshtrydhe
2 banane
Pergatitja:
Kjo ëmbëlsirë mund të përgatitet në një tavë të vogël qelqi apo qeramike për 4-5 persona ose në gotë në porcione individuale. Fillimisht biskotat i spërkasim me 3 lugë liker dhe i lemë të zbuten për 20-30 minuta. Përgatisim pudingun duke e tretur atë në qumësht të ftohtë, e vendosim më pas në një tenxhere në zjarr mesatar derisa të marrë valë. Më pas e largojmë dhe e lemë të ftohet duke e perzier herë pas here. Presim frutat në feta, i spërkasim me pak sheqer sipas dëshirës suaj dhe me pak liker. Në një tas rrahim panën duke shtuar dhe sheqerin vanilje dhe e bëjmë marengë. Shtrojmë shtresat e ëmbëlsirës fillimisht biskotat e zbutura më pas frutat dhe kremin e pudingut. I përsërisim dhe njëherë shtresat dhe në fund e mbyllim me krem pana dhe me feta luleshtrydhe.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.