Përbërësit:
-15 qepujka,
-400 gr geshtenja të qeruara të pjekura,
-pak trumzë të tharë,
-2 thelpinj hudhër,
-gjokset e 1 gjeli,
-vaj ulliri,
-1/4 filxhan lëng mishi,
-2 luge mustardë,
-kripe, piper.
Përgatitja:
Hapni filetot e gjoksit të gjelit, i rrihni deri sa të arrijnë në 1cm trashësi.
Spërkatini filetot me vaj ulliri, kripë, piper dhe në fund i lyeni me mustardë.
Gatuani në pak lëng pule qepën, hudhrat dhe më pas gështenjat, për 10min.
Vendosni brenda mbushjen prej gështenjave, qepujkave dhe hudhrave.
E bëni role dhe e lidhni me pe gatimi.
Vendoseni në furrë në temperaturë 185gradë C për 25min.
Herë pas here i shtoni pak ujë në tavë.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.