Përbërësit:
4 vezë, 1 gotë sheqer, 1 gotë vaj, 1 gotë Fanta, 1 pluhur pjekje, 1 vanilje, 2 gota miell.
Për krem:
2 shllag krem, 1 gotë qumësht, 300gr krem, 2 vanilje, 3 pjeshka.
Për ta lagur:
1 gotë Fanta.
Përmbi:
1 lugë të gjellës kanellë, 3 lugë të gjellës sheqer pluhur.
Përgatitja:
Vezët dhe sheqerin i tundëni në një enë, përbërësit e tjerë të tortës ia shtoni dhe përzieni.
Tepsinë e lyeni me vaj dhe në të e derdhni glazurën e përgatitur të tortës, tortën e vëni në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë celsius.
Tortës pas pjekjës ia derdhni 1 gotë fantë. Për krem, shllag kremin e tundëni me qumësht, pasi fillon të trashët ia shtoni kremin dhe vaniljën.
Pjeshkën e qërrojmë dhe e premë në copa të vogla, e shtojmë tek glazura e shllag kremit.
Tortën e lyejmë me krem në të gjithë sipërfaqën, pastaj ia vendosim sheqer pluhurin me kanellë.
Tortën e përgatitur e vendosim në frigorifer rreth 3-4 orë të qëndroj.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.