Jufka Dibre me Pulë

spot_imgspot_img

Përbërësit:
1 pulë (mesatare, e freskët, dhe lëngu i saj)
500 gr jufka
4 degë trumëz
100 gr gjalpë
kripë
1 gjethe dafine

Përgatitja:
Lani pulën me kujdes dhe vendoseni të ziejë bashkë me kripën, degët e trumzës dhe dafinën.
Në një tavë shtroni jufkat, spërkatini me gjalpë dhe trumëz dhe vendosini në furrë sa të marrin ngjyrë. Kujdes mos digjen! Mund që t’i piqni derisa të marrin ngjyrë të kaftë ose më pak.
Pasi pula të jetë zier dhe jufkat të kenë marrë ngjyrë në furrë, merrni tavën dhe shuajeni me lëngun e nxehtë të pulës.
Vendosni pulën e plotë ose të prërë në copa në tavë dhe rikthejeni në furrë tavën, në mënyrë që pula të marrë ngjyrë dhe jufkat të zihen.
Shërbejeni të ngrohtë tavën bashkë me copat e pulës.

Ju befte mir!


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakSupë me Kërpudha
Artikulli tjetërBurani me Spinaq dhe Mish

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu