Përbërësit:
- 150 gr gjalpë
- 2 vezë
- 1 gotë sheqer pluhur
- gjysme gote çokollatë
- 1 lugë ujë
- gjysme gote arra
- 1 vanilje
- 1 lugë të çajit Pluhur pjekje
- 3 gota miell.
Përgatitja:
Gjalpin e shkrimë në një tigan, pastaj e derdhim tek një enë e thellë dhe aty ia shtojmë sheqer pluhurin.
E përziejmë mirë, ia bashkangjesim vezët, ujin, vaniljën, pluhur pjekjën dhe së fundmi miellin.
Do ta përfitojmë një brum të butë, nga i cili ndajmë copa të vogla dhe ia vendosim copat e çokollatës.
E gjithë brumin e bëmë në formë role dhe e vendosim në frigorifer për pritje rreth 30 minuta.
Pas pritjës e ndajmë në copa të vogla, i rëndisim tek letra e pjekjës dhe i vëmë në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë celsius për 15-18 minuta.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.