Perbersit:
3 vezë
1 gotë sheqer
1 gotë qumësht
1 gotë spinaq i zier
1 gotë çaji vaj vegjetal
1 vanilje
1 Pluhur pjekje
2,5 gota miell
PËR KREM:
1,5 gotë qumësht
1 lugë miell
1 lugë nisheste
1 gotë çaji sheqer
PËR SOS:
2 gota leng vishnje
2 lugë nisheste
1 lugë miell
3 lugë sheqer.
Pergatitja:
Vezët, sheqerin, qumështin e derdhni në një enë të thellë, e përzieni me mikser.
Spinaqin e vendosni në blendar, pastaj ia vendosni përzierjës së vezës me sheqerin.
E vazhdoni përzierjën së fundmi duke ia shtuar vaniljën, pluhur pjekjën, miellin.
Glazurën e përgatitur e vendosni tek ena e pjekjës, e vëni në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë celsius.
Duke e pjekur tortën, filloni ta përgatisni kremin, në një tenxhere i vendosni të gjithë përbërësit në zjarr mesatar.
E përzieni derisa sa të trashët kremi, tortës së pjekur ia derdhni kremin e përgatitur.
Filloni ta përgatisni sosin e vishnjës, të gjithë përbërësit i derdhni në një enë të thellë.
E përzieni derisa të trashët sosi, pastaj e largoni tenxherën nga zjarri, sosin e vishnjës dhe ca copa të çokollatës.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.