ADVERTISEMENT
Përbërësit:
- 1/2 kg keksa”Petit beurre”,
- 100 gr sheqer pluhur,
- 250 gr gjalpë të zbutur,
- 150 gr çokollatë,
- 1 lugë rum,
- 100-150 gr arra të bluara,
- 2 dcl qumësht,
- 1 lugë sheqer.
Përgatitja:
Gjalpi i zbutur tundet me sheqer pluhur.Shtohen çokollata e shkrirë dhe arrat e bluara. Masës i shtohet rumi dhe përzihet mirë.Nga 4×3 keksa për një shtresë,ulen në qumësht të vakët të ëmblësuar me sheqer.Lyhen me kremin e përgatitur.Njëlloj veprohet me tërë masën e keksave dhe të kremit deri në fund (zakonisht 4 radhë) kur duhet e tërë torta të lyhet mbi dhe anash me krem.Mbi hidhen arra të bluara, ose çokollatë e kaluar në rende.Pasi të ftohet mirë,torta pritet në katrorë./ Emathja.com
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.