Kifle me Nutella, Djathë, Marmelatë të Kaqave

spot_imgspot_img

Perberesit:
0,5l qumeshte,
100gr sheqer,
2 veze + 1 t’kuqe te vezes,
1gote vaj,
1,5 luge majë (kvasac),
miell,
susam,
fara te zeza.

Pergatitja:
Ne nje ene i tundim vezet me sheqerin, i rrahim mire pastaj ja shtojme qumeshtin te voket jo te nxeht, vajin, ia nisim te shtojme miellin e qesim majen te cilen e kemi pergatitur nga pak miell, pak qumesht te voket dhe pak sheqer. Pasi ka ardhur maja ja qesim miellin dhe e perziejme.
E gatuajme nje brume te bute. Brumin e mbulojme dhe e presim qe te dyfishohet ne temp. te dhomes.
Mbasi vjen brumi e ndajme ne kuleq nje nga nje.
E hapim me t’holluese dhe e lyejme me qka deshirojme: nutella, mermelate apo me djathe, e mbeshtjellim ne forme hëne. E qesim ne tepsi ne te cilen eshte letra per pjekje.
Prape e leme ne tepsi afer 30 min. qe te vijn.
Mbasi vijn kiflet i lyejme me t’kuq te ves dhe ju qesim susam, fara te zeza.
I fusim per pjekje ne furren ne te cilen e kemi nxeh me heret. E pjekim 180’C per 20minuta m’varet se si ju pjek furra.


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakBukë me Çokollatë
Artikulli tjetërBukë me Qiqra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu