Kroasan

spot_imgspot_img

Përbërësit:
600gr gjalpë, 1050gr miell, 40gr maja birre, 250ml uje i vaket, 150gr sheqer kallami, 6 vezë, 15gr kripë, qumësht.

Përgatitja:
Perzjejme 500gr gjalpe me 50gr miell dhe formojme me to nje brume te cilin do e veme te pushoje ne frigorifer.

Shkrijme ne uje majan dhe perzjejme me 1kg miell. Zeme brumin duke shtuar me radhe sheqerin, kripen, vezet nje nga nje. Punijme per 30 minuta.

Me kete brume formojme nje top, te cilin e mbeshtjellim me plasmas guzhine dhe e leme 1 nate ne frigorifer.

Ne planin e punes hapim me petes te dy masat e brumit, ate me maja dhe ate me gjalpe se bashku.

Shtojme ne mes gjalpin dhe e shtrijme mbi pete si ne figure. Pas çdo palosjeje shikoni skemen dhe ne piken e arritur leme 30 minuta ne frigorifer dhe e hapim peten perseri keshtu deri ne fund.

Ndajme peten ne trekendesha te vegjel dhe i japim formen karakteristike te kroasaneve.

Leme te vijme perreth 2 ore ne temp ambjenti, i lyejme me veze dhe i veme te piqen ne furre ne temperature 180-190° per 20 minuta.


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakPite me Kërpudha dhe Presh
Artikulli tjetërDonuts

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu