Përbërësit:
- 150 gr arra
- 300 gr hurma të thata
- 50 gr çokollatë 55% cacao
- pak kripë
Pjesa e bardhë:
- 100 gr miell kokosi
- 135 gr sirup orizi
- 1 lugë e vogël rum ose aromë rumi
- 35 gr mjaltë
Glazura:
- 200 gr çokollatë me 65% kakao
- 25 gr gjalpë
- 1 lugë gjelle vaj orizi
- 2 lugë gjelle qumësht.
Përgatitja:
Tepsinë me përmasa 20x20cm e mbështjellim me folie alumini.
Arrat, hurmat dhe kripën i bluajmë të gjitha bashkë në blender. Në fund shtojmë edhe çokollatën dhe e përziejmë mirë edhe njëherë derisa të fitojmë një masë kompakte.
Masën e krijuar e shtrijmë mirë me duar të lagura në tepsinë e përgatitur për këtë qëllim.
Pastaj e vendosim në frigorifer derisa të forcohet.
Miellin e kokosit, sirupin e orizit, aromën e rumit dhe mjaltën i miksojmë me tel kuzhine. Këtë masë e hedhim sipër petës që kemi ruajtur në frigorifer. Tepsinë sërish e kthejmë në frigorifer.
Të gjithë përbërësit për glazurën i shkrijmë në zjarr të ulët. Pastaj këtë masë e hedhim sipër ëmbëlsirës.
Tepsinë e kthejmë sërish në frigorifer, derisa të forcohet mirë ëmbëlsira.
Pastaj e prejmë në format e dëshiruara dhe e shërbejmë.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.