Përbërësit për 4 persona:
2 vezë
200gr miell integral
400ml qumësht
100ml ujë mineral
kripë
Për salcën:
2 qepë të reja
1 xhenxhefil të freskët (të madhësisë së arrës)
vaj ulliri
lëngu i një portokalli
200ml ujë
1/2 lugë vegetë
2 lugë të lëvores së gërryer të portokallit
2 lugë të borzilokut të grirë
kripë
biber
1 lugë të miellit të amidonit
100ml ajkë për zierje
Për mbushjen:
140gr presh të grirë imët
1 thelb hudhre
300gr koktej i karkalecave të detit
1 karotë
2 lugë vaj ulliri
1 kungull (150gr)
2 domate me madhësi mesatare (400gr)
kripë
biber
1 tubë majdanoz
1 tubë origano të freskët
50gr bajame të grira
Përgatitja:
Tundeni brumin për petulla dhe lëreni anash. Qepën dhe xhenxhefilin duhet t’i grini imët dhe t’i fërgoni në vaj derisa qepa të bëhet disi e tejdukshme. Shtoni lëngun e portokallit, ujin, vegetën dhe zieni rreth 8-10 minuta, ashtu që 1/3 e tretësirës të avullohet. Shtoni koren e gërryer të portokallit dhe borzilokun e grirë dhe zieni në temperaturë të vogël edhe 5 minuta. Sipas nevojës qitni kripë dhe biber. Miellin e amidonit përziejeni me pak ujë dhe qiteni në salcë. Hiqeni nga zjarri dhe kullojeni. Shtojeni ajkën dhe përsëri, por me kujdes, nxeheni. Preshtv duhet ta grini në rrathë të hollë dhe me hudhrën e grirë imtë, me karkalecat dhe me karotën e grirë imët duhet ta fërgoni në vaj ulliri. Shtojeni kungullin e grirë në karotë dhe në fund edhe domatet e qëruara. Zieni në temperaturë të ulët derisa të mos zbuten perimet, por ato nuk duhet te zihen (përpos domateve). Shtoni kripë, biber si dhe majdanoz dhe origano. Në një tavë pa yndyrë duhet t’i piqni shkurt gjethet e bajameve. Duhet të piqni petulla sa më të holla dhe më të mëdha dhe derisa janë ende të nxehta, duhet t’u hidhni dy lugë mbushje dhe ato duhet t’i mbështillni.
Shërbimi:
Petullat e mbushura duhet t’i shërbeni tv nxehta, me salcë dhe të ‘kriposura’ me bajame.
Këshillë:
Përparësia e këtij ushqimi është se mbushja mund të ndërrohet sipas dëshirës.Përpos frutave tv detit, mund të përdorni edhe mish pule apo edhe mish të bluar.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.