Përbërësit:
1 lugë gjelle me vaj ulliri
1 kokërr qepë e vogël e prerë hollë
1 thelb hudhre i shtypur
300 ml salcë domatesh
1 lugë gjelle me pure domatesh
1 lugë çaji borzilok i tharë
gjysmë luge gjelle sheqer
pak kripë dhe piper i zi
125 g djathë ‘mozzarella’ i prerë në feta
Përgatitja:
Në një tigan hidhni vaj ulliri. Skuqni qepën dhe hudhrën në të për pesë minuta, derisa qepa të bëhet e tejdukshme.
Shtoni salcë n dhe purenë e domateve, borzilokun, sheqerin, kripën dhe piperin.
Lëreni salcën në nxehtësi edhe për 5-10 minuta, ose derisa ajo të trashet pak.
Përhapeni salcën mbi bazën e picës.
Shtoni sipër djathin.
Vendoseni të piqet në furrë në temperaturën 230 ºC për 15-20 minuta, derisa djathi të nxjerrë flluska dhe të marrë ngjyrë floriri të errët.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.