Përbërësit për 4 persona:
½ kg makarona spirale
300 gr sallam
400 gr kërpudha të freskëta
300 gr kaçkavall
1 lugë kafeje rigon
200 ml shtalp
100 gr keçap
vaj, kripë, piper i zi
Përgatitja:
Në tenxheren me ujë në zjarr hedhim vaj dhe kripë dhe i ziejmë makaronat. Makaronat i derdhim në kullojës, i shpëlajmë me ujë të ftohtë dhe i lëmë të kullojnë.
Kërpudhat i presim në fije të holla dhe i skuqim në vaj.
Hedhim vaj në enën e qelqit rezistuese ndaj zjarrit dhe në të e vëmë gjysmën e makaronave të kulluara. Pastaj, në enë i vëmë kërpudhat e skuqura. Sipër i hedhim makaronat e mbetura. Hedhim sipër kripë, piper të zi, keçap dhe rigon. Në enë e hedhim shtalpin, përziejmë me lugë dhe i rendisim fetat e sallamit. Sipër sallamit e hedhim kaçkavallin e grirë.
Enën e vëmë në furrë. Pjekim 15 minuta, në temperaturë prej 200 gradë.
Picën me makarona e presim në copë. Një copë vëmë në pjatën për servirje. Pjatën e zbukurojmë me një gjeth sallate jeshile, mbi të cilën vëmë tre topa shtalpë. Në anën tjetër vëmë feta domatesh. Zbukurimin e përfundojmë me një degë kopri.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.