Përbërësit:
5 gota miell (gota 200ml)
1 luge maja
1 luge kripë
500-600 ml ujë te vaket
50 ml vaj
50 gr margarinë
200 gr djathë i thermuar.
Pergatitja:
Ne nje ene qesim miellin,kripen,majen dhe shtojme uje te vaket gradualisht duke perzier derisa te behet nje brume i bute.
Brumin e ndajme ne 8 toptha te cilet i hollojme secilin ne madhesi te pjates se vogel.
Pastaj bejm nga dy pete te lyera me perzierjen e vajit dhe margarines.
Pastaj secilin pete te bera dyshe i hollojme ne madhesi te tepsise(28cm).
Pasi lyejme tepsine me margarine e qesim dyshen e pare te holluar me petes dhe lyejm me yndyre prap dhe qesim nga djathi i thermuar.
Keshtu qesim te kater dyshet duke i mbushut ne mes me djath, vetem te fundit nuk e lyejme persiper me djath por vetem me yndyre,dhe pastaj e presim ne katrorka.
Pogaqen e leme edhe per 20 minuta para pjekjes.
Pjekim ne 170 grade per 30.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.