Përbërësit:
2 portokaj,
150gr arra të grira,
100gr sheqer pluhur,
100gr rrush i thatë,
1 pako krem pana.
Përgatitja:
Portokajtë i presim përgjysëm dhe i shtrydhim. Qdo gjysmë portokalli e presim në pjesën e poshtme, për të fituar sipërfaqe të rrafshët.
Në enën e madhe e të thellë i hedhim arrat e grira dhe pak ujë. E shtojmë lëngun e portokallit, sheqerin pluhur dhe rrushin e thatë. Përziejmë, dhe me kremin e fituar i mbushim gjysmat e portokajve.
Në enën për përzierje hedhim ujë dhe pluhurin për krem pana. E rrahim me mikser, derisa kremi pana të fitojë dendësinë e duhur. Kremin pana e mbushim në shiringë kuzhine. Me ndihmën e shiringës, mbi çdo gjysme portokalli vëmë krem pana. Sipër vëmë nga një copë portokalli. Portokajtë e mbushur i vëmë në pjatë./ Emathja.com
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.