Përbërësit :
- 200 g çokollatë,
- 250 g gjalpë,
- 4 lugë pije me kafe,
- 1 lugë kafe ekspres,
- 4 vezë,
- 2 të verdha veze,
- 125 g sheqer,
- 65 g miell integral,
- 2 lugë sheqer pluhur.
Udhëzime për përgatitje:
Shkrijmë çokollatën dhe gjalpin në banjëmari, pastaj e heqim nga zjarri dhe shtojmë pijen me kafe dhe kafen dhe e përziejmë mirë. Rrahim mirë vezët, të verdhat dhe sheqerin për 10 minuta derisa masa të dyfishojë volumin.
Shtojmë aty kremin e çokollatës dhe miellin duke e përzierë. Lyejmë format me gjalpë dhe shpërndajmë masën e brumit nëpër to. Pastaj të gjitha i vendosim në një tavë dhe i pjekim në furrë me 200 gradë për 10-12 minuta, derisa të krijojë kore nëpër anë dhe të mbetet e butë brenda. Shërbehen të ngrohta, vetëm të spërkatura me sheqer pluhur.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.