Përbërësit:
- 500gr brumë sfoliat,
- 500gr kërpudha,
- 200gr djathë,
- 40gr gjalpë,
- 2 koke qepë,
- 100 gr miell,
- 1 tubë majdanoz,
- 1 vezë,
- 30gr susam,
- melmesa,
- Biber i zi.
Hapat:
Kërpudhat priten në rriska, qepët priten në katrorka, ndërsa majdanozi grihet shumë imët.
Në pak gjalpë kaurdiset qepa sa të bëhet e kristaltë, pastaj shtohen kërpudhat dhe mëlmesa sipas shijës. Të gjitha kaurdisen derisa të zbuten kërpudhat dhe derisa të shterët lëngu i tepërt, nga fundi i kaurdisjës shtohet edhe majdanozi.
Mbushja e përgatitur lihet të ftohet, i shtohet djathi i thërrmuar dhe përzihet ngadalë.
Tavolina e punës spërkatet me miell, vendoset aty brumi sfoliat dhe t’hollohet në trashësi 0,5 centimetra.
Me kallëpe të rrumbullakëta, të diametrit 8 centimetra, nxirren rrathë, në cdo rreth vendoset nga një lugë e mbushjës dhe rrethi bëhet role.
Roletë lyhen me vezën e tundur dhe përmbi spërkaten me susam, fundi i tavës shtrohet me letër për pjekje, renditen roletë dhe pjekën derisa të skuqen, në furrën e nxehtë në temperaturë 200 gradë celsius.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.