Përbërësit:
- 10 të bardhë të vezës
- 20 lugë sheqer
- 6 lugë miell
- 1 Pluhur pjekje
- 2 lugë kakao
- 200 gr kikirika
Për krem:
- 10 te verdha te vezes
- 250 gr sheqer pluhur
- 250 gr gjalpë
- 200 gr çokollatë për zierje
- 1 decilitër ujë
- 300 gr kikirika të bluar
- 100 gr qese me pluhur per krem pana
- 200 gr sheqer
Për glazurë:
- 100 gr çokollatë për zierje
- 6 lugë sheqer
- 0,5 decilitër qumësht
- 90 gr gjalpë.
Përgatitja:
Në enë të përshtatshme tunden 5 të bardhë të vezëve derisa të fitohet një shkumë e trashë, pastaj gradualisht shtohen 10 lugë sheqer dhe tunden gjatë tërë kohës.
Shtohen 3 lugë miell, 1 lugë e vogël kakao, ½ e pluhur për pjekjei 100 gr kikirika të grimcuar dhe 1 lugë vaj. Të gjitha përzihen ngadalë me tel kuzhine.
Në kallëpin e rrumbullakët shtrohet letër për pjekje, derdhet mbi të masa e përgatitur dhe piqet, derisa të skuqet, në furrën e nxehtë në temperaturë 150 gradë celsius.
Në të njejtën mënyrë nga materiali i mbetur pjekët edhe një padishpanjë.
Për krem, bashkohen të verdhtë e vezëve me 200 gr sheqer pluhur dhe zihen në avull duke përzier gjatë tërë kohës, derisa të fitohet një masë kompakte.
Në enë të veçantë bashkohen çokollata për zierje, sheqeri dhe uji, zihen derisa të shkrihet çokollata.
Gjalpi dhe sheqer pluhuri i mbetur tunden derisa të fitohet një shkumë e trashë, krem pana përgatitet sipas udhëzimeve në qeskë.
Bashkohen kremi i ftohur nga të verdhtë e vezëve me kremin nga çokollata, shtohen gjalpi i tundur, kikirika i bluar dhe krem pana. Përzihen ngadalë.
Glazura nga çokollata, në enë të përshtatshme bashkohen çokollata, sheqeri kristalt, qumështi dhe gjalpi.
Të gjitha zihen bashkë derisa të fitohet një masë kompakte, finalizimi.
Padishpanja e parë lyhet me kremin e përgatitur dhe mbulohet me padishpanjën e dytë, lyhet me glazurë nga çokollata dhe dekorohet sipas dëshirës.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.