Përbërësit:
- 1 margarinë ose gjalpe,
- 1 vezë,
- 2 luge jogurt,
- 2 luge bollgur,
- 1 vanilje,
- 1 Pluhur pjekje,
- miell,
- arra.
PËR SHERBET:
- 3 gota sheqer,
- 3 gota ujë,
- gjysme limon.
Fillimisht në një tenxhere i derdhim përbërësit e sherbetit dhe i përziejmë në temperaturë mesatare, pas vluarjës e largojmë dhe e lëmë të ftohet.
Për brum, të gjithë përbërësit përveç miellit i derdhim në një enë dhe i përziejmë, dalë nga dalë ia shtojmë miellin dhe do ta përfitojmë një brumë të butë.
Nga brumi ndajmë copa të vogla dhe në enën e nerendës e hapim, ia vendosim arrat dhe e bëmë në formë të rolës.
Tatlia i rëndisim në tepsi dhe i vëmë në furrë për pjekje, pas pjekjës ia derdhim sherbetin dhe pluhurin e festekut.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.