Përbërësit:
200 gr gjalpë
200 gr miell
100 gr çokollatë e zezë
30 gr kakao
200 gr sheqer
3 kokërr vezë
50 ml qumësht
1 gr kripë
5 gr pluhur pjekës
Përgatitja:
Fillimisht rrihni gjalpin në temperaturë ambienti bashkë me sheqerin, shtoni në të dhe çokollatën e shkrirë në banjomari dhe më pas hidhini vezët një e nga një.
Trazoni miellin me kakaon dhe shtoni gradualisht tek gjalpi i rrahur me sheqerin.
Më pas, shtoni qumështin dhe vazhdoni ta trazoni ngadalë.
Lyeni një tepsi në formë zemre me pak gjalpë, pudroseni me pak miell, shtoni në të brumin e përgatitur dhe piqeni në temperaturë 180 gradë për 35-40 minuta.
Tortën mund ta dekoroni me krem qumështi sipas dëshirës
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.